Ndertimi i ores 10,000 vjecare do te kushtoje 42 milion dollare
Drejtori Ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ka mbështetur një projekt ndërtimi për një orë që mund të punojë për 10,000 vjet pa ndërhyrje njerëzore.
Bezos ka financuar 42 milion dollarë në projekt, duke e bërë atë investitorin më të madh.
E vendosur thellë në një mal në perëndim të Teksasit, projekti është në partneritet me Fondacionin The Long Noë, me bazë në San Francisko, i cili u krijua nga një ide për një orë 10,000 vjeçare që bashkë-themeluesi Danny Hillis propozoi në vitet '90.
Tani, mrekullia mekanike, me lartësi 152.4 metër është duke u instaluar.
“Ndërtimi i një ore brenda një mali të largët është një detyrë e vështirë. Ndërtimi është duke u zhvilluar dhe ne po bëjmë përparim çdo ditë. Është një Orë e veçantë, e projektuar për të qenë një simbol, një ikonë për të menduarit afatgjatë,” tha Bezos në një blog post.